Është ngritur flamuri shtetëror për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në fjalën e saj, presidentja e vendit, Vjosa Osmani uroi gjithë qytetarët, derisa shtoi se liria jonë do të jetë e plotë kur të ketë drejtësi për të gjithë viktimat.
“Dua që fillimisht në këtë ditur të bukur ti uroj gjithë qytetarët e Kosovës për 14 vjetorin e shtetit tonë. 14 vjetorin e arritjes më kulminante që populli i Kosovës e ka pasur në historinë e saj. Natyrisht që edhe në këtë ditë sikurse që cdo ditë të punës e përpjekeve tona dua ti falënderoj të gjitha ata që dhanë gjithcka që ne ta gëzojmë shtetin që e kemi.
Duke filluar nga vizionari dhe arkitekti i Pavarësisë së Kosovës, presidenti Ibrahim Rugova i cili diti ta qartësojë vullnetin e popullit të Kosovës para botës dhe të krijojë miqësi të cilat edhe sot i gëzojmë dhe duke vazhduar me mbi 3 mijë dëshmorë të cilët flijuan jetën e tyre që ne të jetojmë të lirë të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij. Sakrifica për shtetin tonë ka qenë jashtëzakonisht e madhe. Mbi 13 mijë civil prej të 1133 e më shumë fëmijë, rreth 20 mijë të mbijetuara të dhunës seksuale, mbi 130 shtëpi të shkatërruara, shumë monumente kulturore e mbi 1600 të zhdukur janë plakë akoma e hapur e republikës tonë. Liria jonë do të jetë e plotë kur të ketë drejtësi për të gjithë viktimat dhe atë ditë kur deri qytetari i fundit do të kthehet në shtetin e tij, vendin tonë…”, u shpreh Osmani./Botapress.info/
LEXO EDHE KETE