Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e Shqipërisë, por nuk përmendi kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Edi Ramën, që mori mandatin e tretë me radhë në këto zgjedhje që u mbajtën me 25 prill.
Pas urimit të kryeministrit Kurti, Osmani zgjodhi ta uroj PS’në përmes një postimi në Twitter, për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.
Osmani, uroj që përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë.
Ky është shkrimi i plotë:
‘’ Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera per garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën.’’
Edi Rama doli fitues në zgjedhjet e 25 prillit, ku fitoi 74 mandate. Ai mori urime nga liderët kosovarë, duke përfshirë ish presidentin Hashim Thaçi, i cili përmes një letre uroi përzemërsisht Ramën duke i thënë që të kujdeset për Kosovën.