Ish-kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani ka deklaruar se ka menduar të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të degës në këtë komunë
Në Klan Kosova, Osmani tha se këtë vendim të tij e ka diskutuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, megjithëse shtoi se ai e ka refuzuar kërkesën e tij.
“Në rend të parë që të jem i qartë, unë nuk i iku përgjegjësisë. Unë e kam njoftuar kryetarin Abdixhiku qysh të hënën se jam i gatshëm të dorëhiqem nga posti i kryetarit të degës. Kam diskutuar edhe sot me kryetarin Abdixhiku gjerë e gjatë, sepse ne kemi nevojë t’i diskutojmë çështjet e rëndësishme, dhe unë e vazhdoj që të them që natyrisht përgjegjësia bie mbi kandidatin”, u shpreh Osmani.
Megjithëse, Osmani theksoi se vendimin final rreth dorëheqjes së tij nga posti i kryetarit të degës së LDK-së në Fushë Kosovë, do të merret të hënën e ardhshme.
Ndryshe, Besnik Osmani humbi garën për të parin e Fushë Kosovës nga Valon Prebreza i VV-së.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar