• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Osmani: Serbia po vazhdon përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës

nga Bota Press
11 Tetor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Serbia po vazhdon përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës me narrative e argumente të falsifikuara.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani theksoi konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara (NAM), që po mbahet në Beograd. Aty Serbia sërish po e keqpërdor statusin e vendit vëzhgues me synim për ta shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Serbia po vazhdon përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës me narrative e argumente të falsifikuara. Së fundi, në konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara (NAM), që po mbahet në Beograd, Serbia sërish po e keqpërdor statusin e vendit vëzhgues me synim për ta shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës.

Nën udhëheqjen e kasapit Sllobodan Millosheviq, Serbia ka shkaktuar shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë, duke shkaktuar gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci, si dhe duke shkelur në mënyrë flagrante parimet themelore të NAM-it. Si vend kolonizues, me politika destabilizuese, me mohim te gjenocidit të kryer ndaj civilëve të pafajshëm e me veprime që çdo ditë bien ndesh me përpjekjet për paqe e stabilitet në rajonin tonë, Serbia dëshmon se është në kundërshtim me vlerat mbi të cilat është ndërtuar NAM.

Pavarësia e Kosovës është njohur nga një numër i konsiderueshëm i shteteve të NAM-it. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010 konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare. Prandaj ftoj të gjitha shtetet e NAM që nuk kanë njohur Kosovën që të udhëhiqen nga ky interpretim i GJND-së dhe jo nga propaganda e Serbisë e cila rrënjët i ka tek mendësia Millosheviqiane.

Për të kontribuar në marrëdhëniet e mira fqinjësore midis dy vendeve, Serbia duhet të heqë dorë nga përpjekjet për ta minuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës, përmes lobimit kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe me fushatën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet e tjera.

Republika e Kosovës e vlerëson mbështetjen, të cilën ia kanë dhënë disa vende të NAM-it, në rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Në këtë kontekst, shpresoj që vendet pjesëmarrëse në konferencën e NAM-it, në Beograd do t`i refuzojnë qartë përpjekjet e Serbisë për të keqpërdorur konferencën për ndjekjen e agjendave të saj destabilizuese politike kundër Republikës së Kosovës dhe kundër shteteve të tjera në rajonin tonë.

 

Tags: Vjosa Osmani

Të ngjashme

Kuriozitete

Çfarë mund ta shkaktojë vdekjen e papritur gjatë seksit

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Lajme

Mero Baze: Një shami për të mbuluar disfatën elektorale të Albin Kurtit

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Kosovë

Ky është i dyshuari për vjedhjen e veturës së ministrit Liburn Aliu

nga Bota Press
17 Gusht, 2022
Kosovë

Escobar pas takimit me Kurtin dhe Lajçakun: Asociacioni të bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës

nga Bota Press
17 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Çfarë mund ta shkaktojë vdekjen e papritur gjatë seksit
  • Mero Baze: Një shami për të mbuluar disfatën elektorale të Albin Kurtit
  • Ky është i dyshuari për vjedhjen e veturës së ministrit Liburn Aliu
  • Escobar pas takimit me Kurtin dhe Lajçakun: Asociacioni të bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës
  • E thotë edhe Escobar: Nesër presim marrëveshje që ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.