Ekipi olimpik i Kosovës ka parakaluar sot në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar ekipin olimpik të Kosovës me anë të një statusi në Facebook, shkruan Botapress.info
Osmani ka shkruar se ishte nder për të të shihte parakalimin e 11 sportistëve të Republikës së Kosovës në Lojërat Olimpike në Tokio, duke shtuar se populli i Kosovës ndihet krenar me ta dhe beson në triumfin e tyre.
“Nder e krenari ta shoh parakalimin e 11 sportistëve të Republikës së Kosovës, të cilët po marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio. Populli i Kosovës është krenar me ju, beson në përgatitjen tuaj, suksesin tuaj dhe triumfin tuaj. Sportistët tanë që prej shumë kohësh po e ngrisin lart flamurin e shtetit të Kosovës, po na ngjallin shpresën dhe krenarinë se garat në sport nuk njohin shtete të mëdha e të vogla, por njohin sportistë të përgatitur, që me shpirtin garues thyejnë rekorde dhe bëjnë histori.Në krye me të artën tonë Majlinda Kelmendi, sportistëve tanë ju uroj sukses! Ata do ta bëjnë krenar veten dhe shtetin e Kosovës!Ju priftë e mbara! Një popull i tërë është me ju”, ka shkruar Osmani.
Ja postimi i Presidentes, Vjosa Osmani: