Pak më parë ka votuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me bashkëshortin e saj.
Ajo para gazetarëve ka thënë se balotazhi është ditë po aq e rëndësishme sa rundi i parë i zgjedhjeve.
“Qytetarët tanë sot vendosin përfundimisht jo vetëm se kush do t’i udhëheqë komunat ku ata jetojnë por edhe për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, tha ajo.
“Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon dhe kjo është për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve tanë në votime, rregullsisë së proceseve zgjedhore dhe për shkak që gjithmonë organizojmë zgjedhje të lira e demokratike . Jam besimplotë se edhe sot do të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike ku secili qytetar do ta shfrytëzojë të drejtën e vet kushtetuese për të vendosur për komunën ku jeton”, tha ajo.



Të tjera
Aktuale
Emini: Kosova po e pengon vetveten në rrugën drejt BE’së
Politologia Donika Emini ka deklaruar se
Lajme
Kosova ushqehet nga importi, toka bujqësore mbetet e papunuar
Tokë bujqësore ka mjaftueshëm, por një
Lajme
Hormuzi drejt rihapjes, thotë zyrtari amerikan
Shtetet e Bashkuara do të mbajnë