Osmani nënshkruan Ligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme

 

 

Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar Ligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme, të cilin e ka konsideruar hap të rëndësishëm drejt forcimit të sistemit arsimor.

Sipas Osmanit, sa më shumë kohë kalojnë fëmijët në arsim parashkollor, aq më produktiv bëhen si të rritur.

“E lumtur që nënshkrova Ligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sistemit tonë arsimor. Sa më shumë kohë kalojnë fëmijët në arsim parashkollor, aq më produktiv bëhen ata si të rritur. Përgëzoj Ministrinë e Arsimit për punën e saj në këtë ligj të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani.

ngjashme