• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Osmani: Majlinda dëshmoi se nuk ka shtete të vogla që nuk mund të kenë sukses

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2021
në Lajme, Sport
ShareShareShare

Majlinda Kelmendi sot me një ceremoni shtetërore edhe zyrtarisht i ka dhënë fund karrierës së bujshme të saj.

Për nder të xhudistes më të suksesshme kosovare, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka organizuar një ceremoni shtetërore.

Kjo ceremoni po mbahet në institutin “Ali Hadri” në Prishtinë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani tha se Majlinda dëshmoi se nuk ka shtete të vogla që nuk mund te kenë sukses

“Ka fituar çdo gjë që mund të fitohet. Falë përkushtimit te saj, flamuri i Republikës së Kosovës valoi në Rio.  Pa Majlinden dhe perkushtimin e saj, sot nuk do ta kishim as Distrian e Noran. Ajo dëshmoi se nuk ka shtete të vogla që nuk mund të kenë sukses”, tha presidentje e Kosovës, Vjosa Osmani.

Majlinda konsiderohet si sportistja më e madhe që e ka pasur ndonjëherë Kosova, shkruan “Gazeta Express”.

Ajo e arriti kulmin e karrierës në vitin 2016 kur ia solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike nga “Rio 2016”.

Ndër të tjera, ajo është shpallur dy herë kampione botërore dhe katër herë kampione evropiane.

Në total, Majlinda i ka fituar 46 trofe në sportin e xhudos.

Në gara të rëndësishme, ajo i ka koleksionuar 29 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta.

Majlinda e kishte përfaqësuar Shqipërinë në Olimpiadën e Londrës më 2012, ndërsa këtë vit mori pjesë në Olimpiadën e Tokyos, ku nuk ia doli ta mbronte titullin e kampiones.

Tash e tutje, Kelmendin do ta shohim në zejen e trajneres pasi ajo do të jetë asistente e trajnerit Driton Kuka. /Gazeta Botapress/

Tags: Majlinda-Kelmendi

Të ngjashme

Kosovë

Avokati i Veselit: Prokurorisë mos t’i jepen më shumë se 15 muaj për ta paraqitur çështjen e saj në gjyq

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Kosovë

Gruaja nga Prishtina raporton në Polici se dikush ia keqpërdori 20 mijë euro nga llogaria për blerje online

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Botë

Lija e majmunëve shfaqet në Itali dhe Suedi, OBSH në alarm

nga Bota Press
20 Maj, 2022
Lajme

Xhaxhai thërret përforcime dhe e rrah nipin pasi i tregoi se është homoseksual, ia thyen katër brinjë

nga Bota Press
20 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Avokati i Veselit: Prokurorisë mos t’i jepen më shumë se 15 muaj për ta paraqitur çështjen e saj në gjyq
  • Gruaja nga Prishtina raporton në Polici se dikush ia keqpërdori 20 mijë euro nga llogaria për blerje online
  • Vetura e Prokurorisë së Gjakovës përfshihet në një aksident, dyshohet për tre prokurorë të lënduar..
  • Lija e majmunëve shfaqet në Itali dhe Suedi, OBSH në alarm
  • Xhaxhai thërret përforcime dhe e rrah nipin pasi i tregoi se është homoseksual, ia thyen katër brinjë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.