Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë javës së ardhshme do të zhvillojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani do të marrë pjesë në një diskutim të organizuar nga Instituti për Politikë të Jashtme SAIS, të cilët edhe kanë lëshuar njoftimin në lidhje me këtë ngjarje.
Fokusi i diskutimit do të jetë lidhur me të ardhmen e Kosovës në një rajon sfidues, përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të nxitur një zgjidhje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe prioritetet e brendshme si lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar.
Just announced: The SAIS Foreign Policy Institute will proudly host #Kosovo‘s President @VjosaOsmaniPRKS, this Monday November 8th, at 11:30AM. FPI Senior Fellow @edwardpjoseph will moderate the event.
Register below:https://t.co/uTtP0YLJxK#Balkans #Europe #ForeignPolicy pic.twitter.com/JOt0AtCWyK— SAIS Foreign Policy Institute (@FPI_SAIS) November 4, 2021
Njoftim për vizitën e Presidentes Osmani në Institutin për Politikë të Jashtme SAIS e ka dhënë edhe ligjëruesi dhe moderatori i diskutimit, ish-diplomati amerikan Edward Joseph.
“I nderuar ta mirëpres Presidenten Vjosa Osmani derisa ajo viziton Institutin SAIS këtë të hënë”, ka njoftuar ai në Twitter
Honored to host President @VjosaOsmaniPRKS as she visits @SAISHopkins @FPI_SAIS this Monday. Event is in-person and live-streamed. #Kosovo #Balkans #SouthEastEurope https://t.co/SIeyJnDYKy
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) November 4, 2021
Kujtojmë se presidentja Osmani, ishte për vizitë zyrtare në SHBA edhe gjatë muajit shtator, ku zhvilloi një varg takimesh.
Në këtë vizitë, Osmani u shoqërua edhe nga kryedipomatja Donika Gërvalla-Shwatz.