Osmani iftar në Lipjan, Haxhi Avdyli me të – raportohet se kishte edhe përfaqësues të LDK’së

Pas përplasjeve të fundit për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, presidentja Vjosa Osmani në një iftar të shtruar në Lipjan u dëgjua të fliste për “ura komunikimi”, duke thënë se ato s’duhet të prishen meqenëse “përfundojmë në një tavolinë” prapë.

Në këtë iftar, krah Osmani qëndroi deputeti Haxhi Avdyli, i sapodorëhequr nga partia e themeluar nga Osmani.

“Me lënë ura të komunikimit se kurrë s’i dihet, prapë përfundojmë me ni tavolinë si na sot. Me qetësi, me dashuri me sinqeritet, me respekt. S’ka nevojë me i thy tona urat e bashkëpunimit “.

Klan Kosova, që publikoi videon nga kjo ngjarje, raportoi se aty pat edhe përfaqësues të LDK-së në Lipjan.

Të tjera

Aktuale

Vjen dorëheqja e radhës nga “Guxo”, pas Haxhi Avdylit

Ish-anëtari i Kryesisë Qendrore të partisë

Aktuale

Zhvillimet e fundit politike, Komisionerja Kos shtyn vizitën në Kosovë

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos,

Lajme

Vdes zyrtari policor, Bajram Mustafa

Ka ndërruar jetë zyrtari policor, Bajram