Gjykata Kushtetuese e Kosovës të hënën ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Vendimi është marrë pas ankesës së paraqitur nga kryeministri Albin Kurti në emër të Qeveria e Kosovës.
Sipas vendimit, masa e përkohshme hyn në fuqi më 9 mars dhe do të mbetet në fuqi deri më 31 mars 2026.
E lidhur me këtë, juristi Korab Sejdiu ka reaguar, duke thënë se për një çështje që prek drejtpërdrejt funksionimin e dy degëve të pushtetit – dhe në fakt, edhe të tretës – kjo është një kohë tmerrësisht e gjatë.
Sejdiu tutje thotë se ndërkohë që vendime serioze e presin shtetin, në një kohë kur duket që e tërë bota është në flakë, ndoshta kjo është një nga ato situata kur drejtësia kushtetuese duhet të vijë brenda ditësh, jo javësh.
Postimi i plotë:
Fakti që masa e përkohshme është në fuqi deri më 31 mars lë të kuptohet se vendimi meritor mund të merr javë. Për një çështje që prek drejtpërdrejt funksionimin e dy degëve të pushtetit – dhe në fakt, edhe të tretës – kjo është një kohë tmerrësisht e gjatë.
Kur ekziston ky rrezik i theksuar i një vakumi institucional, ndërkohë që vendime serioze e presin shtetin, në një kohë kur duket që e tërë bota është në flakë, ndoshta kjo është një nga ato situata kur drejtësia kushtetuese duhet të vijë brenda ditësh, jo javësh.
Sepse në raste të tilla nuk kërkohet vetëm interpretim i drejtë i Kushtetutës, por edhe efikasitet në vendimmarrje



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në