Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, do të anulojë vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarët e Komisionit Europian duke theksuar se komisionerja Kos tashmë e ka informuar kryeministrin Kurti për vendimin e saj.
Komisionerja Kos synon të udhëtojë për në Prishtinë sa më shpejt të jetë e mundur, u tha nga zyra e shtypit të Komisionit Evropian për mediumin publik.
Vizita e Kos ishte paraparë për mesin e kësaj jave.
Kosova është i vetmi vend që bën pjesë në portofolin e saj të cilin ajo ende nuk e ka vizituar ndonëse mban postin evropian nga dhjetori i vitit 2024.
Gjatë vitit të kaluar, arsyeja e mosvizitës ishte kriza institucionale në vend. Menjëherë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ajo paralajmëroi një vizitë në Kosovë sapo të formoheshin institucionet në vend.
Ishte menduar që kjo vizitë gjithashtu të përkonte me lajmin për heqjen e masave ndaj Kosovës./RTK/



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në