Vjosa Osmani ka reaguar edhe ndaj përdorimit të një termi ofendues ndaj saj nga Glauk Konjufca, duke e cilësuar si pjesë të një gjuhe të papranueshme politike.
Ajo tha se prej kohësh është përballur me sulme të rënda dhe etiketime që, sipas saj, kanë degraduar debatin publik në Kosovë.
Osmani shtoi se përpjekjet për ta diskredituar përmes fyerjeve nuk do ta ndalin angazhimin e saj politik dhe institucional, duke paralajmëruar se çështjet do t’i ndjekë edhe në rrugë ligjore.
“Kjo është një gjuhë që aktivistët e VV-së e kanë përdorur kundër meje për një kohë të gjatë dhe jo vetëm. Gjëra më të ndyra, më të tmerrshme dhe çnjerëzore që i kam përjetuar gjatë gjithë jetës time janë pikërisht këto që kam parë. Dy vajzat e mia i shohin në mëngjes me fyerjet më të rënda, me foto të rënda të krijuara me AI kundër nënës së tyre, që është shumë e rëndë për një fëmijë të shohë për nënën e vet”, tha Osmani.



Të tjera
Lajme
Mbi 600 të burgosur votojnë në institucionet korrektuese në Kosovë
Procesi zgjedhor është zhvilluar edhe në
Lajme
Tri palë zgjedhje për më pak se një vit e gjysmë, për qytetarët e lodhshme: Të mbushemi mend!
Zgjedhjet e sotme janë të tretat
Aktuale
Rreth 7% më pak votues deri në orën 15:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit dhe të shkurtit 2025
Rreth 22% e qytetarëve me të