Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar një ditë pas tubimit të përbashkët me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe atmosferën e krijuar në aktivitetin politik të mbajtur mbrëmjen e kaluar.
Osmani ka shprehur falënderimet e saj për të gjithë ata që u bashkuan mbrëmë në tubim.
“FALEMINDERIT për çdo zemër që besoi, për çdo dorë të zgjatur me dashuri, dhe për çdo përqafim që na bashkoi mbrëmë për shtëpinë tonë më të shtrenjtë: Kosovën.”, ka shkruar ajo në Facebook duke i bashkëngjitur edhe fotografitë e tubimit.
Postimi i saj vjen pas tubimit të përbashkët me Abdixhikun. “Këtë herë po vijmë më të fortë, më të bashkuar dhe më të përkushtuar”, deklaroi Abdixhiku mbrëmë para të pranishmëve.
Ai iu drejtua gjithashtu Osmanit me fjalët “Vjosë, mirë se erdhe në shtëpinë tënde.”



Të tjera
Lajme
Mbi 600 të burgosur votojnë në institucionet korrektuese në Kosovë
Procesi zgjedhor është zhvilluar edhe në
Lajme
Tri palë zgjedhje për më pak se një vit e gjysmë, për qytetarët e lodhshme: Të mbushemi mend!
Zgjedhjet e sotme janë të tretat
Aktuale
Rreth 7% më pak votues deri në orën 15:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit dhe të shkurtit 2025
Rreth 22% e qytetarëve me të