Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.
Osmani tha se me të ka folur edhe për çështjen e sigurisë në veri të vendit dhe për rëndësinë që ka udhëheqja e SHBA-së në këtë drejtim.
LEXO EDHE:
“Në Konferencën për Ndryshimet Klimatike takova Sekretarin John Kerry dhe e informova atë për zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e lidershipit amerikan për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. E lavdërova për lidershipin e tij në çështjet e klimës dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të punuar së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani në X.
Kerry ka shërbyer si Sekretari i 68-të i Shtetit nga viti 2013 deri më 2017 në administratën e Barack Obamës dhe ka përfaqësuar Massachusetts në Senatin e Shteteve të Bashkuara nga viti 1985 deri në 2013.
Aktualisht Carry është i dërguari i posaçëm presidencial i Shteteve të Bashkuara për Klimën që nga viti 2021