Botapress 22 Prill – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me ministrin gjerman, Heiko Maas ka folur në një konferencë për media.
Osmani tregoi se për cilat tema kanë folur me ministrin gjerman.
Presidentja tha se dialogu me Serbinë ka nevojë për një ‘reset’ dhe se Kosova nuk do të hyjë në aventura të rrezikshme për ndryshim kufijsh.
“Jemi thellësisht mirënjohës zotëri ministër. Shpresoj që këto falënderime të popullit të Kosovës ti përcillen kancelares dhe presidentit gjerman.”
“Çështja e parë dhe prioriteti i parë themelor i institucioneve tona është menaxhimi i pandemisë.”
“E falënderova ministrin për ndihmën që ka dhënë Gjermania përmes iniciativë COVAX dhe po ashtu BE-së. Deri tani Kosova ka marr 24 mijë vaksina dhe 95 mijë të tjera priten por kjo akoma është përqindje shumë e vogël dhe shpreha interesimin që të vazhdohet bashkëpunimi me Gjermaninë në të ardhmen në çfarëdo lloj instrumenti që Gjermania e sheh të arsyeshme dhe nevojshëm sepse vaksinat do të jenë të domosdoshme në mënyrë qe ne të mund të menaxhojmë këtë pandemi.”
“Çështja e dytë që e trajtova liberalizimin e vizave, një proces në të cilin Kosova ka plotësuar kriteret dhe falënderoj ministrin për përkrahje që institucionet e Gjermanisë e kanë dhënë në këtë drejtim. Presim qe vendet anëtare të BE-se të përmbushin premtimin e tyre që akoma po mbahet padrejtësisht i izoluar.”
“Çështja e tretë që e biseduam ishte dialogu me Serbinë. Ne këtë kohe pandemie, ku edhe ekonomia është dëmtuar jashtëzakonisht shumë, qytetarët presin qe te merremi menaxhimin e pandemisë. Dialgou me Serbinë është një proces ku Kosova ka qenë e angazhuar që nga fillimi dhe republika jonë ka ofruar dorën e bashkëpunimit, por fatkeqësisht Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë dhe ende nuk ka drejtësi për mijëra mijëra viktima të Kosovës.”