Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se Serbia ka krijuar krizë në javët e fundit, në mënyrë që të mos diskutohet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë të përbashkët për media me presidentin bullgar, Ruman Radev, në Sofje.
Kurti e Bislimi ia lënë Qeverisë meritat përfundimtare për vizat
“Është koha që ndërmjetësuesit e dialogut, Bashkimi Evropian, ta kuptojnë se Serbia ka përdorur taktikën e pengimit, përmes pjesëmarrjes”.
Sipas Osmanit, pala serbe diskuton në tavolinë me kushtëzime dhe pengesa.
“Është koha që lehtësuesit e dialogut, në këtë rast Bashkimi Evropian ta kuptojë se Serbia ka përdorur taktikën e pengimit të pjesëmarrjes. Ata në tryezën e takimeve vijnë për të krijuar kushtëzime, pengesa nëpërmes të cilës mund ta zgjasin procesin e dialogut përjetësisht. Sepse kjo është mënyra tëcilën e dëshirojnë ta bllokojnë percpektivën e Kosovës në rajon dhe në arenën ndërkombëtare. Natyrisht që është në interesin tonë që ta përmbyllim këtë dialog me një marrëveshje ligjërisht të zbatueshme. Dhe duhet ta kuptojmë se pala e cila është në anën tjetër të tavolinës, nuk është e interesuar që në mënyrë të suksesshme ta përmbyllë këtë proces”, u shpreh ajo.
Presidentja e Kosovës ka thënë se Serbia ka nisur të prodhojë kriza prej kur Bashkimi Evropian, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania, e ka bërë propozimin muaj më parë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.
“Pra, nuk ka interes që ta arrijë një marrëveshje dhe krijon krizë pas krize vetëm që ta bazhdojë dhe prolongojë këtë. Kur në gusht BE dorëzoi një kornizë dhe në shtator kishim një propozim franko-gjerman, Serbia ka krijuar krizë dhe ka provokuar tensione në mënyrë që të most ë bëhet fjalë për marrëveshje të përheshme. Interesi i Kosovës është që të sigurohemi që diskutimet të fillojnë sa më parë që është e mundur. Shpresoj se Bashkimi Evropian do të jetë i qartë në mesazhet të cilët do t’ia dërgojë Serbisë se nuk mund dhe nuk guxojnë të bllokojnë dialogun”, tha ajo.
Ky plan, i njohur për publikun si franko-gjerman parasheh disa hapa që çojnë në zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë. /Botapress.info/