Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), i cili i dha të drejtë komunës në lidhje me përzgjedhjen e kompanisë që do të menaxhojë mbeturinat në kryeqytet.
“Sabotazha merr epilog – e drejta është në anën e Komunës së Prishtinës!”, ka deklaruar Rama, duke theksuar se pas një sërë pengesash të qëllimshme nga kompania rajonale “Pastrimi” SH.A – përfshirë greva, bllokime dhe ankesa të njëpasnjëshme – OSHP ka vendosur qartë në favor të komunës.
Sipas tij, ky vendim i hap rrugë vazhdimit të procedurave për përzgjedhjen e një kompanie të re për menaxhimin e mbeturinave, duke e cilësuar këtë si një fitore për interesin publik dhe për qytetarët që meritojnë një qytet të pastër dhe shërbime të denja.
“Me këtë vendim, i jepet fund një bllokade të padrejtë që kishte për qëllim sabotimin e një procesi të hapur dhe të ligjshëm të prokurimit”, ka shtuar Rama.
Ai ka theksuar se komuna do të vazhdojë me përkushtim për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të mbeturinave, duke vendosur qytetarin në qendër të çdo vendimi.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,