Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha se për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës nuk ka “një përgjigje përfundimtare”.
Ai përmendi rekomandimin e ish-Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, për heqjen e tyre dhe tha se diskutimet brenda Këshillit Europian vazhdojnë.
“Kam frikë se nuk mund t’i jap një përgjigje përfundimtare kësaj pyetjeje. Siç e dini, ish-Përfaqësuesi i Lartë i rekomandoi Këshillit në qershor 2024 heqjen e masave. Më pas, në dhjetor 2024, Këshilli në konkluzionet e tij për zgjerimin deklaroi se BE-ja gradualisht do t’i heqë masat paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për të de-përshkallëzuar tensionet në veri. Diskutimet brenda Këshillit vazhdojnë dhe vendimi nëse masat do të hiqen përfundimisht i takon 27 vendeve anëtare të BE-së, pasi një vendim i tillë kërkon konsensus”, tha ai për Kosovo Online.
Orav tha se Përfaqësuesja e re e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, dëshiron që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së.
“Kusht thelbësor për rrugën drejt BE-së si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë është normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i zotimeve të dialogut”, përsëriti ai thirrjet e Unionit për Kosovën e Serbinë.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
E tmerrshme: ‘Me 4 mijë € shëron autizmin’ – Arianit Sllamniku u jep fëmijëve ilaçe për kafshë
Shkenca moderne po punon çdo ditë
Aktuale
LDK do të marrë një vendim të rëndësishëm me këtë datë
Pas katër orë takim, ka përfunduar
Aktuale
Deliu nga PDK kërkon verifikim të plotë të votave të kandidatëve për deputetë
Blerta Deliu nga PDK ka reaguar