Deputetët nga opozita kanë kritikuar pushtetin se kaluar vetëm projektligjet që u iniciuan nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Tashmë ka përfunduar sesioni vjeshtor, e për këtë deputetët do të pushojnë plot 24 ditë.Mirëpo, ata do t’i kthehen punës të hënën e tretë të janarit.
Por, opozita ka kritika për atë që bëri pushteti gjatë kohës që ishin të angazhuar në Kuvend.
Deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi, thotë se partia në pushtet i ka përkrahur vetëm projektligjet që u inicuan nga ta.
Kurse nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thonë se në disa raste kanë shkelur edhe aktin më të lartë jurdik të vendit.
Por, nga partia në pushte po mburren për numrin e madh të projektligjeve të miratuara gjatë këtij viti.
Sipas pushtetit, ligjet e rëndësishme të miratuara janë ato të reformës në drejtësi e sundim të ligjit.