• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Opozita kërkon që këtë vit të përfundojë Ligji i Pagave

nga Bota Press
23 Tetor, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë kërkuar nga ekzekutivi që për këtë vit kalendarik, të përfundojë Ligji i Pagave dhe Paga minimale.

Nga LDK-ja ka pasur kritika sa i përket vitimit të shumë Projektligjeve, ndërsa nga PDK-ja, kanë kërkuar që në pagën minimale mos të përjashtohen veteranët e UÇK-së.

LEXO EDHE KETE

Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë për Ekonomia Online se Ligji i Pagave ka qenë e nevojshme që të përfundojë këtë vit, për të cilën thotë se po vonohet pa nevojë.

“Puna e parë do të ishte jashtëzakonisht e nevojshme që tashmë të përfundojë Ligji i Pagave, i cili mund të zgjidhte shumë sfida dhe problemet në të cilat janë sot në sektorin e arsimit dhe në shumë sektorë tjerë, si dhe do të zgjidhte shumë mundësi në çështjet sociale të qytetarëve tanë”.

“Një Ligj i cili po vonohet pa ndonjë arsye dhe një ligj i cili do të duhej tashmë të jetë praktikisht në funksion dhe jo më të shohim zvarritje. Ligji po ashtu do të zgjidhte dilema që kemi me shoqatat e luftës dhe me shumë kategori tjera sociale”, u shpreh Shala.

Shala ka thënë se nuk do të pranohet nëse jashtë pagës minimale mbesin shoqatat e veteranëve të UÇK-së.

“Definitivisht po, ne nuk jemi pajtuar dhe nuk mund të pajtohemi me një ligj të tillë i cili pagën minimale në rend të parë e përcakton me 250 euro, kur tashmë e kemi një inflacion që tashmë i afrohet një përqindje të lartë, dhe në këtë relacion ky ligj nuk i plotëson as kriteret minimale për kohën aktuale dhe për këtë që po realizohet aktualisht”, u shpreh tutje Shala.

Ndërsa deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë për Ekonomia Online se për partinë që ajo i takon, është e rëndësishme që të votohet Ligji i Pagave.

Ajo ka pasur kritika edhe sa i përket mospunës në Kuvend, i cili u kritikua edhe në Raportin e Komisionit Evropian.

“Kryesorja ka qenë Ligji i Pagave që deri më tani ende nuk ka ardhë në seancë, mirëpo është në dëgjim publik. Ajo ka qenë shqetësuese për arsye se Qeveria edhe pse e ka një 51 për qind, ka qenë ngecje në pjesën e legjislacionit, e kemi parë edhe në raportin e Progresit ku thuhet se nuk ka pasur progres në Kuvend”.

“Po flas edhe si kryetare e Komisionit për Integrim Evropian, ku ne bazohemi në dy dokumentacionet bazë që kanë të bëjnë me integrimin, ku është Programi Kombëtar për zbatimin e MSA-së dhe Agjenda për Reforma Evropiane, kur siç e kanë paraparë Qeveria dhe Bashkimi Evropian, në këtë legjislacion nuk kanë kaluar 37 ligje që i ka Raporti Kombëtar për zbatimin e MSA-së, por që kanë kaluar vetëm 15 ligje, ndërsa Agjenda për Reforma Evropiane që i ka 41 ligje, e që kanë kaluar vetëm gjashtë”, ka thënë Krasniqi./Botapress.info/

Tags: KosoveLigjipagave

Të ngjashme

Aktuale

Kurti merr vendimin që nuk e priti askush, ka të bëjë me Veriun

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Aktuale

Takimi Osmani-Vuçiq, Borrell ndan detaje: Diskutuam për situatën e rrezikshme në veri

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Aktuale

Tensionet në veri, Rama: Serbët të kthehen në institucione, Kosova të shpallë zgjedhje të menjëhershme

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Aktuale

Kurti: Kam respekt të veçantë për Hovenier, por mua më ka zgjedhur populli e jo ambasadori

nga Bota Press
1 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Rusia sulmon Kievin me raketa
  • Kurti merr vendimin që nuk e priti askush, ka të bëjë me Veriun
  • Takimi Osmani-Vuçiq, Borrell ndan detaje: Diskutuam për situatën e rrezikshme në veri
  • Butrint Imeri marton vëllain, pamje nga dasma madhështore
  • Tasholli: Kurti siklet e ka vetën e jo Kosovën

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.