Olluri: Thirrne Martin Berishajn, se i njeh disa në Beograd që merren me rrymë

Gazetari Parim Olluri ka ironizuar me faktin se në Kosovë, nga sot kanë nisur reduktimet e energjisë, ndonëse ende jemi në sezonën e verës.

Olluri si zgjidhje ka propozuar të kontaktohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Kjo sepse në mediat e Sllovenisë raportuan se ambasadori kishte marrë 600 mijë euro nga zyra e GEN-it në Beograd dhe ia kishte dërguar kryeministrit të tanishëm të Sllovenisë, Robert Golob.

“Thirrne Martin Berishajn. Nashta mundet me na ndihmu diçka. I njeh do të Beogradit që merren me rrymë”, shkruan Olluri./Botapress.info/

ngjashme