Derisa në emisionin ‘Pressing’ në T7 po diskutohet për historikun e PDK’së që u shndërrua në parti nga Drejtoria Politike e UÇK’së, gazetari Parim Olluri ka thënë se plaçkitjet dhe hajnitë e pasluftës iu faturuan këtij subjekti.
Olluri thotë se po ashtu PDK’ja e ka vuajtur shumë edhe Shërbimin Informativ të Kosovës, pasi thotë se populli e shihnin ‘si fantazmë’.
Mehaj në takim me përfaqësues të NATO-s, diskutojnë për rolin e KFOR-it
“Paslufta ma shumë për PDK’në u karakterizu me një faturë që e ka pagu PDK’ja, që ka qenë periudha e plaçkitjeve të pasluftës dhe periudha e vjedhjeve që ato krejt ju kanë faturu partisë që ka dalë nga lufta.
PDK’ja e ka vuajtur shumë edhe SHIK’un, që për popullin e Kosovës ka qenë si fantazmë. PDK’ja pas vitit 2008 ka dalë me sqarime se ka qenë shërbim informativ, tek njerëzit ka gjeneru frikë, dhe arsyeja pse janë hup zgjedhjet pasluftës disa herë prej Rugovës”, tha Olluri.