“Oh zot, sapo gëlltita një bletë”, politikanit kanadez i futet bleta në gojë gjatë konferencës

Politikani dhe biznesmeni kanadez Doug Ford, u vu në pozitë të palakmueshme gjatë një konference për media që transmetohej drejtpërdrejtë.

57-vjeçaari ishte duke folur me gazetarët për kujdesin shëndetësor në Ontario, kur rastësisht një bletë iu fut në gojë dhe duket se ai e gëlltiti pa dashje – duke u detyruar të pi ujë nga shishja.

“Oh zot, sapo gëlltita një bletë”, tha Ford derisa nuk mund të ndalej duke u kollitur kur edhe kapi shishen për të pirë pak ujë.

Në videon e konferencës për media që u bë virale, shihet bleta duke u sillur rreth fytyrës së Fordit, para se të përfundonte drejtë e në gojën e tij të hapur, transmeton Telegrafi.

Duke parë se i kishte mbetur në fyt, mori shishen me ujë për ta pirë dhe me një dozë shakaje tha se ka shkuar “poshtë”.

ngjashme