Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj serioz lidhur me inspektimin e paprecedent të zhvilluar dje në objektet e qumështores “Vita”, një prej kompanive më të mëdha prodhuese në Kosovë, një ndër tatimpaguesit më të mëdhenj të vendit dhe një biznes që ka luajtur rol përcaktues në zhvillimin e industrisë së përpunimit të ushqimit dhe prodhimit vendor.
Angazhimi i një numri kaq të madh inspektorësh ndaj një kompanie të vetme përbën një veprim të paprecedent që ngre shqetësime serioze lidhur me proporcionalitetin, domosdoshmërinë dhe qëllimin e këtij intervenimi. Ndonëse Oda Amerikane mbështet plotësisht zbatimin e ligjit dhe përgjegjësinë e institucioneve shtetërore për mbrojtjen e shëndetit publik dhe konsumatorëve, këto kompetenca duhet të ushtrohen gjithmonë në mënyrë proporcionale, profesionale, të paanshme dhe në përputhje me parimet e sigurisë juridike.
Veprime të kësaj natyre krijojnë perceptimin e një trajtimi selektiv dhe tendencioz, duke minuar besimin e komunitetit të biznesit dhe duke dërguar sinjal shqetësues për investitorët vendorë dhe ndërkombëtarë.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur vazhdimisht shqetësimin e saj lidhur me përkeqësimin e mjedisit të të bërit biznes, si pasojë e pasigurisë juridike në rritje, paparashikueshmërisë institucionale dhe zbatimit jokonsistent të ligjit. Raste si ky vetëm sa i përforcojnë këto shqetësime dhe e dobësojnë më tej besimin e investitorëve në Kosovë.



Të tjera
Aktuale
Oda Amerikane vlerëson trajtimin ndaj kompanisë “Vita” si përkeqësim të mjedisit biznesor
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh
Lajme
Lëshohet për qarkullim kyçja në Mazgit, thotë Ministria e Infrastrukturës
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se
Lajme
Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në Zahaq të Pejës muajin e kaluar
Ka vdekur një burrë nga Zahaqi