Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është lëshuar për qarkullim kyçja në Mazgit, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
“Siç edhe ishte planifikuar, punimet e asfaltimit në kyçjen e Mazgitit kanë përfunduar dhe segmenti tashmë është hapur për qarkullimin e automjeteve. Ndërhyrja është realizuar si masë e përkohshme për të përmirësuar kushtet e qarkullimit dhe për të rritur sigurinë në këtë segment, deri në përfundimin e analizave teknike që do të përcaktojnë zgjidhjen afatgjatë për problemin e ujërave nëntokësore, të cilat po dëmtojnë trupin e rrugës”, tha Ministria.
Ky dikaster bëri me dije se gjatë ditëve në vijim do të përfundojë edhe vendosja e sinjalizimit horizontal, dhe se do të kompletohen të gjitha punimet e planifikuara në këtë fazë.
Në fund, Ministria ka falënderuar qytetarët “për durimin dhe mirëkuptimin gjatë zhvillimit të punimeve”.



Të tjera
Aktuale
Oda Amerikane vlerëson trajtimin ndaj kompanisë “Vita” si përkeqësim të mjedisit biznesor
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh
Lajme
Lëshohet për qarkullim kyçja në Mazgit, thotë Ministria e Infrastrukturës
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se
Lajme
Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në Zahaq të Pejës muajin e kaluar
Ka vdekur një burrë nga Zahaqi