Një grua është arrestuar dje pasi ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshortin e saj. Sipas policisë, ky i fundit ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit gruaja është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fsh. Plemetin, Obiliq 26.04.2021-22:06. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.