Gati tre muaj pas divorcit Bill dhe Melinda Gates ecën së bashku me vajzën e tyre, Jennnifer, pasditen e së shtunës para dasmës së saj luksoze në fermën e saj të kuajve në Westchester County, të New Yourk. Paraprakisht Jenifer tashmë kishte lidhur kurorë me të fejuarin Nayel Nassar në një ceremoni myslimane të premten mbrëma, raporton The New York Post, përkthen dhe përcjellë Botapress.info.
Nusja 25-vjeçare doli me fustanin e saj të mrekullueshëm të dasmës të shtunën pasdite për të pozuar për fotografi me shoqërueset e nuses.
Ajo shkëlqeu me fustanin magjik duke theksuar në belin me një dantelle, mëngë të gjata dhe një fund të plotë tyl. Vera Wang projektoi fustanin e nuses të bërë me porosi, sipas Daily Mail.
Ajo ishte e rrethuar nga nëntë shoqërues që vishnin fustane jeshile të errët, disa me qafë dhe të paktën një me mëngë. Njëra nga shoqërueset e nuseve mbajti fundin e vellos të gjatë të Gates teksa pozonin për fotografi mes gjetheve të vjeshtës.
Gates mbante flokët e saj ngjyrë gështenjë gjysmë lart e gjysmë poshtë dhe dukej se e theksonte fustanin me vetëm një palë vathë të thjeshtë.
Qindra mysafirë, mes tyre edhe Georgina Bloomberg, filluan të mbërrinin në pronën prej 16 milionë dollarësh të Gates në orën 3 pasdite. Të shtunën për ngjarjen Qindra mysafirë, mes tyre edhe Georgina Bloomberg, filluan të mbërrinin në pronën prej 16 milionë dollarësh të Gates në orën 3 pasdite të ditës së shtune.
Një seri dhomash të sapokrijuara, të ndërlidhura, të mbuluara me xham, mund të shiheshin nga lart, duke përfshirë një rresht me stola të gjatë të bardhë dhe një tjetër me dhjetëra tavolina darkash të madhësive të ndryshme të vendosura me lule rozë dhe pijata të bardha për darkën. Me Dy rreshta me lulebore të bardha rrethuan një tryezë të bardhë në qendër të pavijonit kryesor të dasmës prej qelqit, raporton The New York Post, përkthen dhe përcjellë Botapress.info