Botapress, 27 Prill – Sipas të dhënave të KQZ-së në orën 16:11, janë numëruar 5000 kuti nga 5199 në total dhe kanë mbetur për të numëruar 199 kutitë e fundit.
PS vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 731505 vota ose 48.8 %, me 74 mandate.
PD-AN kanë marrë 592185 vota ose 39.51 %, konvertuar në 59 mandate në gjithë vendin.
Nga ana tjetër, LSI ka marrë 102816 vota ose 6.86 %, konvertuar në 4 mandate.
Ndërkohë, PSD e Tom Doshit ka arritur që të marrë 33673 vota ose 2.25 %, konvertuar 3 mandate deputetësh deri më tani.
Të gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.
Sipas KQZ procesi i numërimit është mbyllur në këto qarqe:
-Korçë, PS merr 6 mandate, PD 5, LSI mbetet pa mandat
-Shkodër, PD merr 5 mandate, PS 3 dhe LSI 1
-Lezhë, PD merr 4 mandate, PS 3 dhe LSI 0
-Elbasan, PS merr 8, PD 6 dhe LSI pa mandat
-Fier, PS merr 6 mandate, PD 6, LSI 1
-Gjirokastër, PS merr 3 mandate, PD-AN 1, LSI humb mandatin e 2017
-Vlorë, PS merr 8 mandate, PD-AN 4 mandate dhe LSI nuk merr mandat
-Dibër, PD merr 3 mandate, PS 2 dhe LSI nuk merr mandat
-Kukës, PD merr 2 mandate, PS 1 dhe LSI asnjë mandat