Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 viktima si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 9 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa, 82 persona janë shëruar nga ky virus. Deri tani në Kosovë janë regjistruar 112 mijë e 653 raste të infektuara me koronavirus./Botapress/