Numër i vogël i kamionëve me mallra serbe që hynë në Kosovë nga kufiri në Merdare, ishte i vogël edhe në ditën e dytë të lejimit të tyre nga Qeveria e Kosovës. Në këtë pikë kufitare të mërkurën edhe Partia Socialdemokrate e Kosovës zhvilloi një aksion simbolik. “Jam i ngutshëm, por i kthyeshëm” ishte pankarta me fotografinë e kryeministrit, Albin Kurti, që aktivistët e PSD-së e vendosën në afërsi të kufirit.
Lejen për në Kosovë, e morën të hyjnë.
Por, maunët me mallra serbe, duhet t’i nënshtrohen disa kontrolleve të shtuara në kufirin në Merdarë.
Kjo pas më këtë masë, Qeveria së Kosovës, e zëvendësoi ndalimin e importit të mallrave nga shteti serb.
Por, edhe në ditën e dytë, nga Dogana e Kosovës thonë se numri i kamionëve me mallra që hynë në Kosovë ishte i vogël.
Por, pritja u shtua në mesditë, për këta pak kamion që po prisnin në radhë.
Kjo pasi një aksion simbolik në afërsi të kufirit në Merdarë, ishte paralajmëruar nga Partia Socialdemokrate e Kosovës.
Për këtë, u mobilizuan edhe forcat e rendit.
Në ora 13:15, aktivistët e PSD-së arritën në kufi.
Këta me vete sollën edhe një pankartë me fotografinë e kryeministrit, Albin Kurti.
Por, këtë të fundit nuk u lejuan ta vendosin brenda rrethojave të pikës kufitare.
Pas pak minutash, PSD lëshoi pe, me çka pankarta me këtë mbishkrim u vendos vetëm pak metra më poshtë.
Qëllimin e aksionit, e tregoi kryetarja e këshillit drejtues të PSD-së, Donjeta Demolli.
“Çmimet janë të larat projekte kapitale mungojnë edhe investimet e huaja po na anashkalojnë për këtë arsye ne e realizuam këtë aksion që tenton me e vu në pah që veprimet e Kurit janë të ngutshme por të kthyeshme. Janë të ngutshme kur i duhen atij për pushtetin e tij personal kur i duhet atij për të mobilizuar vota, kur të ka në mënd shkurtin dhe zgjedhjet ndërsa ndërrohen sa herë kërcënohet nga jashtë për shmangja nga proceset e rëndësime siç është procesi i Berlinit”, tha ajo.
Sipas Demollit, Kosova po udhëhiqet nga një politikë pa princip, pa koherencë dhe të pandershme.
“Si pasoj e kësaj Kosova mbete e izoluar, si pasoj e kësaj Kosova është në sanksione krahas vendeve si Venezuele, si Irani e Bjellorusia. Në krejt këto situata Kurti po i rrit pensionet 20 euro, pensione edhe rritje kjo që nuk e mbulon as inflacionin e viteve të fundit. Në ndërkohë qytetarët janë ata që po i vuajnë pasojat, pasiguri në Kosovë është bërë pjesë e përditshmërisë edhe kërcimet për konflikt janë gjithmonë prezentë”, tha ajo.
Të tjera
Aktuale
Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës rritet me 3,8 për qind në vitet 2025 dhe 2026
Banka Botërore ka parashikuar se rritja
Aktuale
Pauza që po ‘dëmton’ shërbimin, ankohen qytetarët për pritje të gjata në Stacionin Policor
Në Stacionin Policor – Qendra, ka
Aktuale
Rryma është shtrenjtuar në Kosovë, por jo edhe në veri, deklarohet ZRrE
Rryma është shtrenjtuar për 16.1% krahasuar