Prezenca e qenve endacak në thuajse secilën rrugë e secili trotuar po vazhdon ndër vite.
Pavarësisht shqetësimeve të qytetarëve e pasojave të shpeshta që ata bartën si pasojë e sulmeve nga këta qenë, Komuna e Prishtinës asnjëherë nuk zgjodhi problemin në fjalë.
Mëngjesi i sotëm padyshim se ishte i vështirë edhe për një nxënëse e cila u nis për të shkuar në shkollë, e që në trotuare po pritej nga një tufë qensh, transmeton lajmi.net.
Saktësisht në Pejton numri i qenve endacak të cilët ishin mbledhur ishte i madh e sigurisht mjaftë rrezik për qytetarët të cilët kalojnë në këtë anë.
Duhet përkujtuar që janë të shumta rastet ku qytetarët u sulmuan nga kafshët, disa prej tyre duke përfunduar edhe në spital.