Berna Saraçi është asamblesitja nga Prishtina e cila kohëve të fundit është përfolur mjaftë shumë.
Ditë më parë është njoftuar për kalimin e Saraçit tek Partia Demokratike e Kosovës, mirëpo me sa duke ajo është kthyer përsëri në partinë e parë, pra në Lëvizjen Vetëvendosje.
Kështu ka njoftuar asamblisti Gëzim Sveçla i VV-së, i cili ka shpërndarë një fotografi me Saraçin dhe asamblistin tjetër Arianit Beqirin nga takimi me kryeministri Albin Kurti.
Sveçla ka treguar se rrugëtimin e tyre do ta vazhdojnë së bashku me zonjën Saraçi.
“Na 3 asamblistët, sonte, në takim me Kryeministrin. Vazhdojmë rrugëtimin bashkë me Bernën.” – ka shkruar Sveçla.
Gazeta Nacionale ka tentuar të marrë një prononcim nga asamblistja Saraçi, mirëpo e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.
Nacionale ka tentuar të marrë edhe një qëndrim nga nënkryetarja e Prishtinë nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu, por as kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje.
Kujtojmë se, kalimin e Berna Saraçit nga VV-ja në PDK e kishte njoftuar nënkryetarja Sataçiu.