Atë që nuk po e bën dot Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Albin Kurti, po e bën Lumir Abdixhiku, lider i LDK-së. I ka ftuar për drekë dhe i ka ulur të gjithë një një tavolinë të gjithë liderët politikë të Kosovës Lindore, shkruan Botapress.
Në fakt, në opinion tashmë dihet interferimi i një anshëm i Qeverisë së Kosovës në skenën politike të Kosovës Lindore duke ndarë e “lin[uar” të padëshirueshmit apo të padëgjueshmit e Kurtit, alias të Liburn Aliut.
Këtë për[arje dhe këtë ndërhyrje politike e ka shprehur disa herë kryetari i Alternativës për Ndryshim dhe kryetari i Komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi në paraqitjet e tij mediale në Kosovë, duke akuzuar Kurtin dhe Qeverinë e tij për anashkalim të tij dhe të popullatës së Komunës së Preshevës për shkak “mosbindjes” së tij ndaj tekeve e kritereve të Liburn Aliut.
LDK: Kosova nuk ka marrë asnjë njohje që nga koha e Avdullah Hotit
Arifi është ankuar se pas zgjedhjes së tij kryetar i Preshëvës, Qeveria e Kosovës i ka bllokuar mjetet në shumën prej 2 milion Eurosh ndihmë për Kosovën Lindore.
Por atë që nuk po e bën Kurti, e bën Abdixhiku. Mbrëmë në Prishtinë Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së së bashku me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, ka pritur në darkë pune të gjithë udhëheqësit partiak dhe liderët institucional të shqiptarëve të Luginës.
“Së bashku me kryetarin e PVD-së dhe deputetin, z. Shaip Kamberi; kryetarin e Alternativës për Ndryshim dhe kryetarin e Komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi; kryetarin e PD-së dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi; kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafi; kryesuesin e Kuvendit Komunal në Preshevë, z. Sami Salihu; kryetarin e LPD-së z. Shqiprim Musliu; kryetarin e AFEDS, z. Muharrem Salihu; dhe kryetarin e VATRA-s, z. Kushtrim Kadriu – biseduam mbi gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
Nga ky takim, dolëm dhe me apel të përbashkët për të gjithë shqiptarët e kësaj ane – ata që jetojnë në Luginë, Kosovë e Mërgatë – që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në tre komunat shqiptare. Regjistrimi masiv është përgjigje ndaj diskriminimit strukturor ndaj shqiptarëve të Luginës, siç dhe është kontribut patriotik në avancimin e të drejtave autoktone të shqiptarëve të Luginës.
Si LDK, do të angazhohemi me të gjitha kapacitetet tona politike në unifikimin e spektrit politik shqiptar në çështjet me interes kombëtar; për të drejtat politike dhe civile të shqiptarëve të kësaj ane që sot jetojnë në Kosovë – me theks sigurimin e nënshtetësisë; si dhe ndihmesën shtetërore për banorët e komunave në fjalë” ka shkruar Abdixhiku në një postim të tij në Facebook.