Florian Marku nuk ka mundur ti mbajë nervat gjatë një interviste para ndeshjes me Dylan Moran. Marku do të rikthehet në ring më 2 shtator, teksa dje ishte takimi i parë me kundërshtarin për intervistat.
Gjatë një interviste, Marku është penguar nga boksieri i njohur britanik, Chris Kongo, të cilin më pas e goditi.
Boksieri shqiptar do të përballet më 2 shtator me Dylan Moran, në ndeshjen që do të zhvillohet në Manchester.