Nuk mjaftoi vdekja e Jonadës së vogël, skafet nuk pyesin për paralajmërimet e Nanos, “fluturojnë” sërish në Himarë

Vetëm një ditë pas tragjedisë, ku 7-vjeçarja Jonada u vra në mënyrë tragjike nga skafi në Himarë, me sa duket drejtuesit e motorëve të ujit nuk kanë vënë mend.

Vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi tragjedia, mjetet lundruese vijojnë “të fluturojnë” dhe të kryejnë manovra të rrezikshme pranë bregut.Siç shihet në videon e siguruar nga abcnews.al, një prej tyre kalon edhe rrethimin.

Ditën e djeshme, rreth orës 14:00 skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase goditi Joandën 7-vjeçare në plazhin e Potamit.E mitura humbi jetën para syve të prindërve, të cilët ishin kthyer nga Anglia për të pushuar në Atdheun e tyre.

Por, paralajmërimi i Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili ditën e sotme nga Dhërmiu bëri me dije po bllokojnë, sekuestrojnë dhe verifikojnë çdo mjet lundrues që nuk përmbush kriterët për të lundruar në det nuk ka pasur efekt.

Nano tha se i vite keq për çfarë kishte ndodhur me 7-vjeçaren, por sipas tij, veprimi i një punonjësi policie nuk mund të përbaltte punën e mijëra burrave dhe grave që po punonin ditë dhe natë për sigurinë e qytetarëve në plazhe.

Nano ndodhej sot në jug pas vrasjes së 7-vjeçares nga një efektiv policie, i cili më herët kishte qenë i pezulluar pas hetimeve për bashkëpunim në mbjelljen e drogës me organizatat kriminale në zonë. Arjan Tase u rehabilitua dhe u rikthye në detyrë pikërisht nga Nano. Deri më tani policia nuk ka sqaruar zyrtarisht se në pronësi të kujt ishte skafi me të cilin Tase vrau vogëlushen dhe në çfarë rrethanash polici e kishte marrë në përdorim.

ngjashme