Banorët përtej lumit Ibër, kanë thënë se kishin kërkuar nga Komuna e Mitrovicës t’i furnizojë me flamuj për nder të festës së 17 shkurtit.
Mirëpo, ata thonë se qeverisja lokale e Bedri Hamzës nuk e kishte miratuar kërkesën e tyre.Por sot këta banorë fillimisht kanë blerë me mjete vetanake flamujt kombëtarë dhe ata amerikanë, pastaj i kanë vendosur në urën e Suhodollit.
Në fotografitë e dërguara në “Jepi zë”, shihen qytetarët duke i vendosur.
Siç shihet, ura e Suhudollit dhe një pjesë e hapësirës tek Liqeni Akumulues është stolisur me flamuj kombëtarë dhe ata amerikanë.
LEXO EDHE KETE