Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia sot në Suharekë, ku është zbuluar një laborator i kultivimit të substancave narkotike, shkruan Gazeta Botapress.info
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se pronari i mullirit ku është hasur laboratori është Milazim Voci.
LEXO EDHE KETE
Shkatërrimi i laboratorit të tmerrit në Suharekë, ky është numri i të arrestuarve
Ai është kapur në flagrancë bashkë me 5 të dyshuar të tjerë, sot gjatë aksionit të Policisë.
Policia dhe Prokuroria pritet të dalin në konferencë me detaje për aksionin e zhvilluar sot në fshatin Shirokë të Suharekës. /Botapress.info/