Rezoluta e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për faljen e gjobave të qytetarëve dhe bizneseve gjatë pandemisë, nuk kaloi në Kuvend.
Ajo mori vetëm 22 vota për. Besnik Tahiri nga AAK, tha se falja e gjobave do të ishte hap me të cilin do të ndihmoheshin bizneset.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili ishte në interpelancë për këtë çështje tha se nuk është kompetencë e tij t’i falë këto gjoba.
Në një konferencë për media pas përfundimit të seancës, Besnik Tahiri nga AAK tha se do të iniciojnë nismë ligjore për faljen e gjobave, pasi rezoluta mori vetëm 22 vota për