“Bloomberg” ka publikuar një video të trishtë nga momentet kur qytetarët ukrainas me lot në sy kërkojnë siguri pas pushtimit të vendit të tyre nga ana e Rusisë.
Me qindra e mijëra janë duke u larguar nga Ukraina dhe po kërkojnë të gjejnë një strehë të sigurt. Në këtë video ato që të trishtojnë pa fund janë fjalët e kësaj vogëlusheje që thotë se nuk do të vdesë.
“Nuk dua të vdes, dua që e gjitha kjo të mbarojë sa më shpejt, u zgjova nga një zhurmë e madhe, e kuptova që ishte luftë”.
Të tjerë prindër kanë mbetur pa fjalë nga pyetjet e fëmijëve të tyre që po përpiqen të kuptojnë çfarë po ndodh.
“Nuk shqetësohem për veten por për fëmijët e mi, ata u zgjuan dhe qanin duke pyetur cfarë po ndodh mam? Cfarë tu them atyre?”, shprehet një tjetër grua ukrainase e irrituar.