Nora nuk e mohoi mundësinë e ribashkimit me Robertin, por ai rikthehet tek Laureta

Këngëtari e moderator kosovar Robert Berisha duket se i është rikthyer dashurisë. Kështu na la të kuptojmë përmes një imazhi në Instastory.

Nga një moment romantik, ai bëri një përshkrim duke vënë në fokus shkronjën L dhe R, të cilat janë për emrin e Lauretës dhe Robertit.

LEXO EDHE KETE

Pas 20 vitesh “Zhade” përsërit vallëzimin e saj ikonik (VIDEO)

“Majtas dhe djathas përgjithmonë”, shkroi në mbishkrimin e imazhit ku ka theksuar inicialet (L) dhe (R).

Ndërsa këngëtarja Nora Istrefi e ftuar tek “Më lër të flas” kishte folur për ndarjen me Robertin.

Ajo ka treguar se vendimi ka ardhur pas një kohe shumë të gjatë bashkë. Nora u shpreh se vendimi ka qenë i vështirë për të dy, mirëpo erdhi për të mirën e vajzës.

E pyetur mbi mundësinë e një ribashkimi, ajo nuk e mohoi./Botapress.info/

ngjashme