Nora Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë të Grand Slamit, i cili po mbahet në Kazakistan. Xhudistja kosovare në rrethin e dytë e mposhti letonezen Anastasija Sokirjanska në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Nora në rrethin e tretë do të ketë punë me polaken Julia Kowalczyk.
Ndërkohë, Kosovën në Kazakistan do ta përfaqësojnë edhe tre garues të tjerë, Laura Fazliu, Loriana Kuka e Akil Gjakova.
Këta të tre do të garojnë nesër, ndërsa po udhëhiqen nga trajneri Fatos Tabaku. /Botapress.info/