Luftëtari brazilian Douglas Silva De Andrade shpërblehet me 50,000 dollarë për një mbrëmje në ngjarjen e UFC “Fight Night 193”.
Në mes të raundit të parë në kategorinë bantam, braziliani goditi rivalin e tij Gaetano Pirrello me një goditje direkte e brutale dhe e përplasi për dysheme.
Silva më pas e goditi edhe disa herë të tjera, kështu që gjyqtari e ndërpreu meçin. “Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë. Faleminderit trajnerëve të mi”, ka thënë Silva./Botapress.info/