Policia e Kosovës me një njoftim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar qytetarët e vendit se cilat dokumente duhet ti kenë me vete kur janë duke vozitur, shkruan Gazeta Botapress.
Në bazë të njoftimit të policisë secili vozitës duhet të posedojë patenta shoferin, certifikatën e regjistrimit të automjetit, autorizimi nëse automjeti do të kalojë jashtë kufijve, policën e sigurimit, raportin europian të aksidente, dokumentet për kualifikim të shoferëve, certifikatën e vlefshme shëndetësorë, urdhëresën e punës ose autorizimin të lëshuara nga institucionet publike apo private për drejtim te mjetit brenda vendit.
Patentë shoferi
Certifikatën e regjistrimit të automjetit
Autorizimin, nëse mjeti shfrytëzohet për drejtim jashtë vendit
Urdhëresën e punës ose autorizimin, të lëshuara nga institucionet publike apo private për drejtim të mjetit brenda vendit
Raportin evropian të aksidenteve
Certifikatën e vlefshme shëndetësore, kur me ligj parashikohet posedimi i saj./Botapress.info/