Të rrëmbesh një kryeminstër belg sigurisht që nuk është fare e lehtë, apo të vrasësh e të kontrabandosh njerëz, duhet guxim i madh, e këtë e ka bërë njëri ndër mafiozët më të mëdhenj shqiptarë, Basri Bajrami.
Basri Bajrami është gangsteri shqiptar që rrëmbeu kryeministrin e Belgjikës në vitin 1989. Ai ka qenë tmerri i Belgjikës për shumë vite. Mundi të rrëmbejë kryeministrin belg të asaj kohe, Poul Vanden Bjonants dhe më pas u arratis nga burgu i sigurisë së lartë, Sen Zhili. Ai është akuzuar shpesh edhe për lidhjen me politikën në Maqedoni.
I lindur në Kosovë më 1955, Basri Bajrami, u largua që herët nga vendlindja për të shkuar në SHBA. Por pasi mbërriti në Belgjikë, do të mbetej aty për gati 30 vitet e ardhshme. Pasi u mor me disa aktivitete të paligjshme, u bë ortak në një kazino në Bruksel. /Botapress/