Ish-ministri i Mbrojtës së Shqipërisë Fatmir Mediu, ka thënë se Kosova duhet të krijojë partneritet të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për anëtarësim në NATO.
Ai ka dhënë një këshillë dhe diçka që ka thënë se e kishte bërë në kohën kur ishte ministër, të angazhojë ushtarak amerikan që do të mbronin dhe shtynin përpara politikat e Kosovës për anëtarësim në NATO.
“Duhet që Kosova të ndërtoj patjetër një raport në Washington i cili nuk është vetëm përfaqësia diplomatike .Po të isha ministër i Mbrojtjes së Kosovës sot, do të kërkoja që po të kisha mundësinë që të ofroja bashkëpunim me një gjeneral me katër yje, mundësisht ish – komandat super i NATO-s. Të cilët kthehen pastaj në mbrtojtësit kryesor të politikave të Kosovës për anëtarësim në NATO. Kjo do ta forconte raportin ndërmjet departamentit të luftës dhe ministrisë së Kosovës. Ky do të ishte një moment për reflektim nga ana e ministrit të Mbrotjes dhe Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Mediu në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ai ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump ka interes për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.
I pyetur nëse Trump ka interesim që Kosova të jetë pjesë e NATO-s, ai ka thënë se në aspektin ushtarak nuk e ka.
“Nga interesi ushtarak do të thosha jo, nga interesi politik dhe gjeopolitik besoj që po. Nga pikëpamja politike në rajon, Kosova është një nga faktorët më të rëndësishëm”, tha Mediu.



Të tjera
Aktuale
Sveçla e publikon emrin e serbit të arrestuar në Merdare
Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se
Aktuale
Arrestohet në Merdare një person, i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar
Aktuale
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë në Kushtetuese
Asnjëri kandidat për gjyqtarë në Kushtetuese,