Zyra e kryeministrit italian, Mario Draghi, tha se Italia dëshiron që Ukraina të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Sipas The Guardian, Ukraina ka ofruar rezistencë heroike ndaj pushtimit rus, tha Draghi, duke premtuar mbështetje të vazhdueshme për refugjatët që ikin nga luftimet, si dhe ndihmë ushtarake.
“Arroganca e qeverisë ruse është përplasur me dinjitetin e popullit ukrainas, i cili ka arritur të frenojë synimet ekspansioniste të Moskës dhe t’i imponojë një kosto të madhe ushtrisë pushtuese” ak thënë Draghi në Parlament.
Udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, mbajti një fjalim në parlamentin italian me anë të një lidhjeje video më herët sot, ku paralajmëroi se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës rrezikon të shkaktojë zi buke në vendet në mbarë botën.
“Për trupat ruse, Ukraina është porta e Evropës, ku duan të depërtojnë, por barbaria nuk duhet të lejohet të kalojë” ka theksuar Draghi
“#Ukrainë, Draghi: Ne duam të tërheqim një rrugë për afrimin e Ukrainës me Evropën. Dua t’i them presidentit #Zelensky se Italia është përkrah Ukrainës në këtë proces. Italia dëshiron që Ukraina të anëtarësohet në Bashkimin Evropian” theksohet në një postim në tëitter të Kryeministrisë së Italisë.