Deputeti i LDK-së Besian Mustafa ka postuar një fotografi nga ceremonia e kremtimit të Përvjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, 4 Korrikut, manifestim ky që po mbahet në selinë e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, shkruan Botapress.
Në fotografinë e përbashkët selfie të deputetit Besian Mustafa shihen disa prej zyrtarëve të lartë të LDK-së, si kryetari Lumir Abdixhiku me bashkëshorten, sekretari Imri Ahmeti, zëdhënësja politike Sibel Halimi, deputetja Hikmete Bajrami, kryetarët e komunave Sokol Haliti (Viti) e Ilir Ferati (Istog).
Këtë fotografi, deputeti Mustafa e ka përcjellë me përshkrimin epik:
Me Shtëpinë e Madhe në Shtëpinë e Madhe!