Një i moshuar është gjetur i vdekur në Shtëpinë e Pleqve në fshatin Zahaç të Komunës së Pejës.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 11:40 të ditës së sotme.
“Sot rreth orës 11:40 Policia është njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e pleqve në fshatin Zahaç të Komunës së Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i Emergjencës nga Qendra e Mjekësisë Familjare”, ka thënë Ibraj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i hetimeve, forenzika dhe prokurori i rastit.