Në kohën e një okupimi brutal rus të fshatit të tyre, Alla Voloshynovysh dhe burri i saj, Vadym Smirnov besojnë se një shtyllë telefonike e vendosur gabimisht shpëtoi jetërat e familjes së tyre, shkruan Al Jazeera.
Në mesin e vitit 2021, një shtyllë telefonike ishte vendosur në mënyrë neglizhente në periferi të Hostomel, një fshat afërsisht 20 kilometra në veri-perëndim të Kievit, duke bllokuar pjesërisht një kthesë në të djathtë të një rruge të ngushtë.
Alla dhe Vadym, që të dy doktorë, kishin kërkuar vazhdimisht nga këshilli lokal për t’ia ndërruar pozitën shtyllës e cila pengonte rrugën për në shtëpinë e tyrë që detyronte shoferin të dilte jashtë rrugës. Por fqinjët e tyre, që kënaqeshin me reduktimin e trafikut, vazhdimisht e bllokonin kërkesën e tyre.
Pastaj në mëngjesin e 24 shkurtit, parashutistët rusë ateruan në Aeroportin Antonov, që gjendet afër shtëpisë së tyre, teksa Rusia kishte nisur pushtimin e saj të plotë të Ukrainës. Alla, një fizikante 55-vjeçare më flokë të shkurtuara dhe me një qasje të shoqërueshme, ishte zgjuar në mëngjesin e hershëm nga një telefonatë nga vajza e saj që ndodhej në qytetin afër të Buças. “Nënë, ka filluar lufta”, i kishte thënë vajza asaj. Alla e zgjoi nga gjumi burrin e saj dhe i tha se ka ardhur koha që familja të largohet.
Arrin konvoji
Çifti është nga rajoni i Luhanskut dhe ishin detyruar ta braktisin shtëpinë e tyre tetë vite më parë me dy fëmijët e tyre, Ilia dhe Anastasia Smirnov, atëherë të moshës 6 dhe 18 vjeçe, pasi që separatistët e mbështetur rusë kishin okupuar zonën.
Tri ditë më vonë, një konvoj ushtarak rus 64 kilometra i gjatë arriti në fshat si pjesë e një sulmi të planifikuar ndaj Kievit.
Alla rikujton skenat kur vërshuan zonën tanket e mbushura me simbolin rus të luftës ‘Z’. Trupat ruse shpejt larguan pikat kontrolluese rreth Hostomelit, duke shtënë në drejtim të njerëzve dhe duke plaqkitur shtëpitë e tyre. Ata gjithashtu filluan të sajonin baza në villat në numër në zonë, duke ngjyrosur me sprej simbolin ‘V’, një tjetër simbol rus, në hyrjet e jashtme në mënyrë që tanket ruse do ta dinin që të mos i sulmonin këto vende.
Në po të njejtën ditë, duke përdour një pal dylbi, Alla vështroi nga dritaret e dhomë së ndejës një radhë të tankeve ruse duke iu afruar rrugës drejt shtëpisë së tyre para se papritur të ndalonin para një shtylle telefonike të vendosur në një vend të gabuar. Grumbulli i tankeve dukej se pretenduan se rruga ishte pa dalje dhe kështu u kthyen mbrapa.
Çifti i patën shpëtuar një përballje fatale me trupat ruse për të cilët thanë se “qëllonin çdo gjë që shihnin”, përfshirë, që më vonë zbuluan, edhe një numër të fqinjëve të tyre që kishin tentuar të iknin nëpërmjet një pylli në afërsi. Së paku një që e kishin njohur ishte vrarë. Por ata tani e gjeten vetën të izoluar nga çdo lloj furnizimi dhe pas asnjë rrugë dalëse.
Ata vazhduan të monitorinin ardhjen dhe kthimin e mjeteve nëpërmjet dylbive gjatë fazës së hershme të okupimit. Në një rast, ata kishin thirrur një njësi lokale të Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës për t’i njoftuar për pamjet e tyre, por pas dëgjimit të disa zërave të pazakonshëm në sfond, ata u frikësuan se forcat okupuese po përgjonin bisedat e tyre.
Ikja
Teksa bombardimi dridhi muret e shtëpisë, Ilia, djali i tyre 14-vjeçar, do të ngjitej përfundi tavolinës në dhomën e tij të gjumit me kompjuterin dhe dëgjueset e tij. Ai do të izolohej nga lufta e vërtetë rreth tij dhe të luante online më shokët e tij, disa prej të cilëve ishin larguar drejt Polonisë, Call of Duty, një video-lojë e vetes së parë. “Lufta është shumë më frikshme në realitet se në një lojë”, tha ai, duke shtuar se ai kishte vazhdimisht frikë gjatë ditëve të para, “por që më vonë, unë u mësova”.
Familja ishte në gjendje të komunikonte me vajzën e tyre, një programere kompjuterike, që jeton në Buça, pak kilometra në jug të Hostomel, që do të bëhej qendra e disa prej mizorive më të rënda të luftës deri më tani. Ajo kishte arritur të largohej me 24 shkurt drejt regjionit relativisht të sigurt të Ivano-Frankivsk që gjendet në jug-lindje të vendit.
Pastaj, në ditën e shtatë të okupimit, rusët shkatërruan kullën lokale të komunikimit dhe familja humbi të gjitha kontaktet me botën e jashtme.
Vady, një njeri kreativ, kishte instaluar disa panele solare në kulmin e shtëpisë së tyre. Pavarësisht diellit të zbehtë, paneli do të prodhonte mjaftueshëm nxehtësi gjatë netëve të acarta, por familja shpejt filloi të përballej me mungesë të ujit dhe ushqimit. Përfundimisht, në mëngjesin e 11 marsit, ata vendosën të evakuohen dhe të nisen për në perëndim.
Ata me shpejtësi futën të gjithë të hollat në një çantë dhe paketuan dy kanaqe të qershisë me benzinë mbi veturë para se të niseshin dhe ta linin pas shtyllën e vendosur gabimisht, duke u frikësuar se çfarë do të gjenin në pikën e parë të ndalesës së tyre.
Vadym, që po voziste, ishte detyruar të manovronte pranë disa veturave të djegura që i përksinin njerëzve që kishin tentuar të largoheshin. Disa familje kishin gërvishtur fjalën ‘fëmijë’ në rusisht në automjetet e tyre të shkatërruara, duke shpresuar se ushtarët do të kishin mëshirë. Ata vozitën pranë shtëpive të braktisura, disa prej tyre të okupuara nga trupat ruse.
Një pikë kontrolli ruse
Pak minuta më vonë, ata u ndeshëm një pikë kontrolli ruse. Një ushtar rus, 20-vjeçar, u afrua në drejtim të veturës dhe i shikoi me sytë gjymë të mbyllur për shkak të diellit. Alla rikujton se ai kundërbonte erë alkooli dhe kishte një gërvishje të lehtë poshtë njërit sy por “nuk tregoi shenja të agresionit”. Ai i kishte pyetur se ku po shkonin para se të kontrollonte me gjysmë zemre automjetin para se t’i lejonte të largoheshin.
Ndërsa Vadym u vazhdoi vozitjen, Alla u zhyt në ankth. Sjellja e ushtarëve që kishin okupuar zonën ishte tmerrësisht e çrregullt dhe Alla nuk nuk besonte se ata ishin lejuar të largoheshin. Ajo e dinte se nëse ushtari do ta qëllonte veturën, ai me gjasë do ta godiste kantën me benzinë. Pavarësisht se ishin mbushur me frikë, çifti kishte bërë më të mirën e tyre për t’u dukur të qetë para djalit të tyre. Në pasqyrën e brendshme, ata shikonin teksa silueta e ushtarit përfundimisht u zhduk në distancë.
Përgjatë javës pasuese të pushtimit, thashethemet qarkullonin në mes të banorëve në lidhje me shërbimet e mesazheve që rusët po përdornin harta të periudhës sovjetike të zonës rreth Kievit, duke e bërë të vështirë për ta për të nagivuar rrugët e reja.
Kështu që Vadym vendosi t’i shmangte rugët shumë të fortifikuara, dukë përdour disa udhë për biçikleta dhe pyjore. Përfundimisht, ata u detyruan të futën në një rrugë të rregullt të shtrirë në mes të një pjesë të mbushur me trupat ruse dhe vijën mbrojtëse ukrainase që vazhdimisht po shtënte në pozicionet ruse. Ata vozitën me një qetësi të tmerrshme përgjatë një rruge të mbushur me gropa duke rrezikuar të goditeshin nga plumbat në çdo moment. Por rruga e shkurtër doli të jetë jo e pazakonshme dhe përfundimisht pasi ata kaluan fshatin Vorzel, ata u përballën me një rend të automjeteve me flamuj të bardhë në formë peshqirëve të bardhë, pjesë e një korridori të ashtuquajtur ‘koridori i gjelbër’ për njerëzit duke u evakuuar për në perëndim të vendit.
Vadym rikujton pamjet e veturave që janë qëlluar ose që janë shkatërruar pjesërisht në radhë, por ai dhe familja e tij ishin me fat dhe u lejuan të kalonin pa lëndime jashtë territorit të okupuar.
Alla përshkruan momentin kur shpërtheu në lot kur ai pa pikën ukrainase të kontrollit. “Unë isha shumë i lumtur kur i pashë njerëzit tanë, por gjithashtu ndjeva pikëllim për ushtarët tanë. Ne ishim në gjendje të largoheshim, por ata u detyruan të qëndronin dhe të luftonin”, tha ai.
Herët të nesërmen, familja arriti në rajonin Ivano-Frankivsk, ku ishin larguar vajza e tyre dhe i dashuri i saj.
Rikthimi i familjes
Pas më shumë se dy javësh në perëndim të vendit, familja ishte në gjende të rikthehej në shtëpi pasi që trupat ruse filluan të tërhiqeshin nga zona me 28 mars. Ata tani kanë riparuar shumicën e dritarëve të shkatërruara nga bombardimet në afërsi, por vijat e holla të dritave nga dielli ende deportojnë nëpërmjet vrimave të plumbave përgjatë mureve.
Anastasia erdhi nga apartamenti i saj në Buça, ku është rikthyer që atëherë, për të ndihmuar nënën e saj për të përgatitur kafe dhe torte të freskët për pasdite.
Me një zë të qetë, ajo filloi ta përshkruante se si ishte ta shohësh familjen pasi që nuk jeni dëgjuar me ta për një javë, por shpejt ajo ktheu kokën teksa lotët vërshuan nga lotët e saj. Ajo mori macen e vogël të familjes dhe e puthi atë butësisht.
Alla vazhdoi rrëfimin duke shpjeguar që ishte e shumë e vështirë për familjen për t’iu përshtatur jetës teksa ishte në perëndim. “Unë edhe më tutje kisha ankth; ishte shumë e çuditshme për ne që të mos dëgjonim ndonjë shpërthim. Unë qava për tre ditë rresht pasi vendosjes atje”, tha ajo.
Vadym nxori telefonin e tij duke shituar në të nëpërmjet syzeve të tij të holla. Ai mbante atë që dukej si një video e dy ushtravë rusë të armatosur rëndë duke qëndruar në ballkonin e tyre. “Ne u larguam me datë 11 dhe ushtarët rusë erdhën në shtëpinë tonë me datë 12, por unë i kam shikuar kamerat gjatë gjithë kohës!”, shpjegoi ai.
Ai kishte lidhur sistemin vëzhgues të kamerave të pozicionuar rreth shtëpisë me një faqe live në telefonin e tij para se ai të largohej. Kështu, nga rajoni Ivano-Frankivsk, çifti vështronte teksa ushtarët rusë boshatisën shtëpinë e tyre, duke zbrasur furnizimet e familjes me pije alkoolike dhe duke vjedhur pajisje elektronike, përfshirë edhe një dron.
Duke shikuar të panjohurit duke shtënë në drejtim të pronave personale, bëri që Alla të ndjehej “e trishtuar”. Megjithatë, Vadym bëri një nënqeshje teksa ai rikujtoi një moment qesharak kur një ushtar kishte humbur balancin dhe ishte rrëzuar duke tentuar ta bënte ‘Segway’ e tyre.
Para pushtimit, Alla do të konsumonte shumë rrallë alkool. Gjatë kohës së saj në perëndim, ajo thotë se është dhënë pas akoolit për t’u mpirë nga trauma që ka përjetuar. “Unë fillova me verë, por shpejt kalova në vodka pasi që ishte më e fortë, por tani, edhe ajo nuk ka ndonjë ndikim”, pranon ajo.
Jeta rifillon
Kur familja u rikthye në shtëpi, edhe pse ajo ishte e shkatërruar, vetura e tyre elektrike kishte mbetur e pa dëmtuar, kështu që teksa mungesa me lëndë djegëse goditi vendin, familja ishte në gjendje për ta rindërtuar shtëpinë e tyre dhe për të blerë materiale për rinovime.
Zona ishte edhe më tutje e mbushur me shtëpi të shkatërruara dhe të braktisura, por jeta shpejt po kthehej në një formë të re të realitetit. Çiklistët fëshkëllenin përgjatë shtigjeve të biçikletave dhe disa tregtarë kanë filluar t’i rihapin bizneset e tyre, përfshirë edhe një kafene të frekuentuar.
Familja po përpiqet ta rifillojë jetën e tyre. Alla është edhe më tutje e mbushur me ankth. Çdoherë që ajo sheh një automjet ushtarak ose dëgjon një sirenë alarmi, asaj i rikujtohet se vendi është ende në luftë. “Çdoherë që lëshoj TV, unë shoh vetëm luftë dhe filloj të qajë”, tha ajo.
Fshati është shkatërruar shumë në javët e gjata të okupimit dhe shumë ndërtesa janë larg riparimit.
Është ende e paqartë se sa prej 17 mijë banorëve të Hostomel kanë vdekur gjatë okupimit 35 ditësh. Raportet fillestare nga Ombudspersoni për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë pretendon se 400 njerëz janë zhdukur. Më 7 mars, trupat ruse qëlluan për vdekje kryetarin e fshatit teksa ai po shpërndante ndihma mjekësore dhe ushqim në qytet.
Përjetimi i Allas e ka lënë atë me një “urrejtje të thellë për rusët”. Ajo pranon se edhe pse ajo është detyruar të largohet nga shtëpia e tyre paraprake në LuhansK pasi që separatistët pro-rusë okupuan tokën e tyre, ajo kurrë nuk mendonte se trupat ruse do të kryenin mizoritë për të cilat ata po akzuohen që nga 24 shkurti.
“Së pari, unë mendoja se kjo luftë duhet të jetë një lloj keqkuptimi”, tha ajo. Sidoqoftë, më shumë se 10 varresa masive janë gjetur në rajonin e Kievit, me autoritetet ukrainase duke pretenduar se trupat ruse kanë kidnapuar dhe kanë torturuar civilë të pambrojtur. Zëri i saj u mbush me hidhërim teksa ajo shtoi “Tani, unë ndjej se mund të vrasë rusë nëse do të kisha një armë”.
Alla dhe Vadym kanë larguar të gjithë rrëmujën në shtëpinë e tyre dhe kanë riparuar shumicën e mobilieve të tyre të dëmtuara. Ata kanë larguar pothuajse të gjitha mbetjet nga kopshti i tyre. Vadym madje ka gjetur disa mina në tokën përreth dhe shpreh një llojë irritimi që ato ende nuk janë pastruar. Ai është i përpiktë, por i gatshëm për ta falur një pjesë të mjeshtërisë së dobët- shtyllën telefonike të vendosur gabimisht. “Ajo na shpëtoi jetën”, përfundoi ai, transmeton Botapress.info